Press
Press Coverage & Tv Shows for the South Outdoor Festival over the years.
Edition
-
TV Show
Nata e fundit e South Outdoor Festival ishte thjesht magjike!
May 29, 2023
Source: Top Albania Radio
-
TV Show
South Outdoor Festival Unik!
May 29, 2023
Source: Top Albania Radio
-
TV Show
Eventi që nuk duhet humbur, nata e tretë e South Outdoor Festival!
May 29, 2023
Source: Top Albania Radio
-
TV Show
Borshi pret South Outdoor Festival!
May 28, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
South Outdoor Festival në edicionin e 6-të
May 28, 2023
Source: RTV KLAN
-
TV Show
South Outdoor Festival mbahet për 4 netë radhazi në Borsh!
May 27, 2023
Source: News24 Albania
-
TV Show
South Outdoor Festival per here te 6 ne Borsh
May 27, 2023
Source: One Tv Vlora
-
TV Show
South Outdoor festival, sktivitetet e ditës së dytë në Borsh
May 26, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
South Outdoor Festival! Aktivitetet e ditës së dytë në Borsh
May 26, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Aktivitete të ndryshme deri në 28 maj ne SOF!
May 26, 2023
Source: A2 | CNN Affiliate
-
TV Show
Aktivitetet e ditës së dytë në Borsh!
May 26, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Nis në Borsh festivali që çel sezonin veror!
May 25, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
South Door Festival 6, një mori surprizash këtë fundjavë!
May 24, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Nga 25-28 maj të gjithë në Borsh!
May 23, 2023
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Borshi mirëpret "South Outdoor Festival" më 25- 28 maj
May 23, 2023
Source: Euronews Albania
-
TV Show
Edicioni i 6-të i South Outdoor Festival
May 19, 2023
Source: RTV Klan
Aktivitete Sportive - Rekreativetest nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Argëtim, aventurë, adrenalinë!
April 20, 2023
Source: Revista WHO
-
TV Show
Exclusive - South Outdoor Uncut
May 15, 2022
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Përmbyllja e Festivalit "South Outdoor Festival"
May 04, 2022
Source: Radiotelevizioni 21
-
TV Show
Natyrë, sport, kulturë, Borsh, edicioni i pestë i ‘’South Outdoor Festival’’
May 03, 2022
Source: A2 | CNN Affiliate
South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë dhe Elvana Gjata do jetë ylli shqiptar që do performojë në mbrëmjen e fundit të tij! Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit të festivalit më të bukur që organizohet në jugun e Shqipërisë. Sipas tyre,
-
TV Show
Nata e fundit e eventit. Mijëra turistë po ndjekin koncertin
May 03, 2022
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
5 ditë aktivitete nga Vlora në Sarandë. Muzikë, aktivtete, traditë
April 29, 2022
Source: Top Channel Albania
-
TV Show
Borshi mirëpret “South Outdoor Festival 5”
April 27, 2022
Source: RTV KLAN
South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë dhe Elvana Gjata do jetë ylli shqiptar që do performojë në mbrëmjen e fundit të tij! Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit të festivalit më të bukur që organizohet në jugun e Shqipërisë. Sipas tyre,
-
TV Show
South Outdoor Festival nami ne Borsh,5 ditet e cmendura
April 21, 2022
Source: Vizion Plus TV
South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë dhe Elvana Gjata do jetë ylli shqiptar që do performojë në mbrëmjen e fundit të tij! Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit të festivalit më të bukur që organizohet në jugun e Shqipërisë. Sipas tyre,
-
TV Show
Ftesë në 5 "South Outdoor Festival"
April 15, 2022
Source: Top Channel Albania
South Out Door Festival vjen në edicionin e tij të pestë në jug të vendit, Borsh. Aty ku bluja e detit dhe e qiellit bëhet një dhe të thërret: Eja!
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Ja çfarë sjell këtë vit South Outdoor Festival
April 12, 2022
Source: RTSH
"Mirëmëngjes Shqipëri", emisioni i mëngjesit i cili zgjon të gjithë shqiptarët në 06:00, me 3 orë transmetim të drejtpërdrejtë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
South Outdoor Festival Meets Tech
April 11, 2022
Source: Business Magazine Albania
South Outdoor Festival është një festë e gjithçkaje që mund të shijohet jashtë në natyrë. Ai manifeston sportin, kulturën, traditën, muzikën
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, 5 ditë aktivitete për promovimin e turizmit
April 11, 2022
Source: ATA
"Mirëmëngjes Shqipëri", emisioni i mëngjesit i cili zgjon të gjithë shqiptarët në 06:00, me 3 orë transmetim të drejtpërdrejtë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
Koncertin më të madh të Elvanës për këtë verë do e shikoni në SOF
April 01, 2022
Source: Revista Who
South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë dhe Elvana Gjata do jetë ylli shqiptar që do performojë në mbrëmjen e fundit të tij! Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit të festivalit më të bukur që organizohet në jugun e Shqipërisë. Sipas tyre,
-
TV Show
"South Outdoor Festival"/ Zingraf: Turizmi i qëndrueshëm sjell zhvillim
March 11, 2022
Source: News 24
“South outdoor”, nje festival si zhvillim i qendrueshem Zingraf: Turizmi i qendrueshem, rendesi per zonat rurale Ministrja Kumbaro: Nje festival per mjedisin ne mjedis
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
"South Outdoor Festival" rikthehet në edicionin e 5-të në Borsh
March 11, 2022
Source: Klan News
je festival me emocione dhe shume shpirt Organizatoret: Ka shume turiste te huaj dhe disa sporte
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Nis që në prill, në fokus promovimi i jugut
March 11, 2022
Source: Vizion Plus TV
E veçanta e këtij edicioni është se do të ketë një shtrirje më të gjatë kohore dhe nuk do të mbahet në pikun e sezonit turistik, por më herët, nga data 29 prill deri më 3 maj. Qëllimi kryesor i tij është zgjatja e sezonit turistik por dhe promovimi i jugut të Shqipërisë duke bërë bashkë artin dhe turizmin.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Festivali i aktiviteteve në natyrë që promovon Rivierën e Shqipërisë
March 11, 2022
Source: Syri TV
'South Outdoor Festival', festivali i aktiviteteve në natyrë që promovon Rivierën e Shqipërisë
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
Zbulohet artisti i parë internacional që do performoj në South Outdoor 2022
February 09, 2022
Source: Revista Who
South Outdoor Festival po rikthehet me edicionin e pestë. Nga data 29 prill deri më 3 maj, Borshi do mbushet nga tingujt e muzikës së mirë, lojrat dhe argëtimi për çdo moshë.
-
Press Release
Jugu magjik me “South Outdoor Festival”
September 10, 2021
Source: Vizion Plus TV
South Outdoor Festival ka pritur artistët më të mirë shqiptarë, por edhe ndërkombëtar si DJ i njohur Mahmut Orhan që në mbrëmjen e dytë ngriti peshë gjithë publikun.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
Fundjava e cmendur me “South Outdoor Festival”
September 10, 2021
Source: Vizion Plus TV
South Outdoor Festival ka pritur artistët më të mirë shqiptarë, por edhe ndërkombëtar si DJ i njohur Mahmut Orhan që në mbrëmjen e dytë ngriti peshë gjithë publikun.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
Nami ne “South Outdoor Festival”
September 10, 2021
Source: Vizion Plus TV
South Outdoor Festival ka pritur artistët më të mirë shqiptarë, por edhe ndërkombëtar si DJ i njohur Mahmut Orhan që në mbrëmjen e dytë ngriti peshë gjithë publikun.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
“South Outdoor Festival”, Mahmut Orhan dhe NANA, të ftuarit specialë
September 05, 2021
Source: A2 | CNN
Aventurat dhe festivali në jug të vendit mbylli rrugëtimin edhe për këtë vit. Është rritur çdo edicion artikstikisht dhe pas pesë vitesh South Outdoor Festival ka pritur artistët më të mirë shqiptarë, por edhe ndërkombëtar si DJ i njohur Mahmut Orhan që në mbrëmjen e dytë ngriti peshë gjithë publikun.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Press Release
Gjallërohet jugu nga rikthimi i ‘South Outdoor Festival’ në Borsh
September 04, 2021
Source: Report TV
Këngëtarë shqiptarë dhe të huaj gjallëruan atmosferën në fshatin Borsh të Himarës.
Pas një pritjeje të gjatë, për shkak të situatës së pandemisë, rikonfirmohet mbajtja e festivalit të aventurës dhe muzikës, “South Outdoor Festival”test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - Jugu ne feste "South outdoor festival" - 6 Shtator 2021
September 04, 2021
Source: Vizion Plus TV
Pas një pritjeje të gjatë, për shkak të situatës së pandemisë, rikonfirmohet mbajtja e festivalit të aventurës dhe muzikës, “South Outdoor Festival”test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Festivali “South Outdoor” një festë e të gjitha aktiviteteve në natyrë
July 13, 2021
Source: RTV Dukagjini
Festivali “South Outdoor” një festë e të gjitha aktiviteteve në natyrë
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Prezantohet festivali “South Outdoor Festival” në Kosovë
July 12, 2021
Source: Albanian Post
‘South Outdoor Festival’ është një festival e të gjitha gjërave që zhvillohen në natyrë: sporti, kultura, tradita, muzika, natyra dhe ushqimi.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival” – ngjarja që gërsheton kulturën dhe sportin
July 12, 2021
Source: Telegrafi
Ky festival i cili organizohet çdo vit në jug të Shqipërisë është një festë e të gjitha aktiviteteve në natyrë: sport, kulturë, traditë, muzikë, natyrë dhe ushqim. Gjatë veprimtarisë katër ditore,
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival” prezantohet sot në Prishtinë
July 12, 2021
Source: Bota Sot
Pas një pritjeje të gjatë, për shkak të situatës së pandemisë, rikonfirmohet mbajtja e festivalit të aventurës dhe muzikës, “South Outdoor Festival”test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Festivalet e natyrës, aventura nga Jugu në Veri
July 03, 2021
Source: A2 CNN
Pas pushimeve të verës dhe ditëve të nxehta, programoni të kaloni me sportivitet edhe pak kohë me natyrën apo festivalet që do të jehojnë kë të vit.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Breaking | Sport & muzikë! Rikthehet 'South outdoor festival'
June 23, 2021
Source: Top Channel
Breaking | Sport & muzikë! Rikthehet "South outdoor festival" nga Rexho & Islami
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Muzikë, sporte dhe natyrë/ 'South outdoor festival' rikthehet në sezonin e katërt
June 20, 2021
Source: Top Channel
South Outdoor Festival 2021 Launch Event, Borsh Albania.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, edicioni i ri organizohet në Borsh
June 20, 2021
Source: Euronews
Nga data 3 deri me 6 shtator do të organizohet në Borsh, “South Outdoor Festival”.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Festivali “South Outdoor” serish ne Jug ne mbeshtetje te turizmit
June 20, 2021
Source: ABC News
South Outdoor Festival 2021 Launch Event, Borsh, Albania
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Udhëtim në Jug - South Outdoor Festival
July 12, 2019
Source: KohaVision
Udhepershkrim i nje pjese te bregdetit jugor shqiptar dhe South Outdoor Festival
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Në perlën e jugut, South Outdoor Festival
May 12, 2019
Source: News 24
Në perlën e jugut, i madh dhe i bukur, Borshi me historinë e lashtë në rivierën shqiptare, për 4 ditë ishte epiqendra e më shumë se 12 mijë vizitorëve, shqiptarë dhe të huaj.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Magjia e jugut, mbahet në Borsh edicioni i tretë i South Outdoor Festival
May 07, 2019
Source: A2CNN
SPECIALE/ Magjia e jugut, mbahet në Borsh edicioni i tretë i South Outdoor Festival.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival
May 03, 2019
Source: Vizion Plus TV
7pa5 - South Outdoor Festival - Borsh Himarë - permbledhese
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival - Fëmijët
May 03, 2019
Source: Vizion Plus TV
7pa5 - South Outdoor Festival- Borsh Himarë - Fëmijët - 3 Maj 2019 - Show - Vizion Plus
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival - Dhurata Gazulli
May 03, 2019
Source: Vizion Plus TV
7pa5 - South Outdoor Festival- Borsh Himarë - Dhurata Gazulli
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival - Urani
May 03, 2019
Source: Vizion Plus TV
7pa5 - South Outdoor Festival- Borsh Himarë - Urani - 3 Maj 2019 - Show - Vizion Plus
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival - Eraldo Rexho
May 03, 2019
Source: Vizion Plus TV
7pa5 - South Outdoor Festival- Borsh Himarë Eraldo Rexho - 3 Maj 2019 - Show - Vizion Plus
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor” aventurë, eksperiencë dhe magji në bregdetin shqiptar
May 01, 2019
Source: IN Tv
Nga Irini Meçe
Një fundjavë aspak e zakonshme ishte kjo që sapo lamë pas në Borsh, në fshatin piktoresk të Shqipërisë së Jugut. Qindra turistë shqiptarë dhe të huaj e pushtuan atë për të shijuar dhe për të përjetuar nga afër emocionet e festivalit të aventurës ‘South Outdoor Festival’.
Borshi u shndërrua për të gjithë të pranishmit në qendrën e kulturës dhe argëtimit këtë fundprill, në edicionin e tretë të “South Outdoor Festival”.
Ishte hera e parë që mora pjesë në këtë festival dhe kur e preka nga afër ndjeva një ndjenjë pendimi që kisha humbur 2 edicionet e kaluara. Sapo afroheshe tek fusha e madhe e Borshit, që ishte vetëm 400 metra larg detit, ti menjëherë do të ndjeje energjinë pozitive të këtij fesitvali dhe do të bindeshe që argëtimi do të ishte i sigurt.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
South Outdoor Festival 2019 - Në Shtëpinë Tonë
May 01, 2019
Source: Top Channel
South Outdoor Festival festoi edicionin e tretë në fshatin Borsh. Emisioni " Në Shtëpinë Tonë" ju përcjell aktivitetet sportive, kulturore, kulinarinë dhe argëtimin e këtij festivali, ku në qendër të tyre është promovimi i fshatit të Borshit.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Festivali i Jugut në Borsh, dashuri për vendin dhe motiv për punë të mira
April 30, 2019
Source: Dosja.al
Vetëm 400 metra larg detit, në fushën e madhe rrëzë malit ku shtrihet fshati Borsh, pranë ullishteve ku kuajt kullosin dhe aroma e barit të njomë nga vesa e pranverës u ngrit madhështore skena e ‘South Outdoor Festival’.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Magjia e një festivali pasionesh dhe një mësim për ne
April 30, 2019
Source: Gazeta Shqiptare
Det, mal, sporte uji, sporte ajri, ‘jeep safari’. Muzikë dhe kinema nën hijen e ullinjve, ushqim fshatçe dhe një pastërti, që u ngjan ëndrrave në vendin tonë. Ai është festivali i pasioneve. Nëse ne kemi besuar se të rinjtë në vendin tonë nuk kanë pasione, nëse kemi besuar se hobi ynë më i madh është kafeneja, ky festival na tregon krejt të kundërtën: se i duam sportet dhe se i ushtrojmë ato. Na ka treguar se të rinjtë kanë një jetë përtej kafeneve dhe se kjo jetë është kaq afër natyrës. Nga Piluri më 2017-ën, në Borshin e këtij viti, “South Outdoor Festival” ia ka dalë të pushtojë jugun duke sfiduar çdo aktivitet argëtimi të mbajtur në vend. Arsyet pse SOF është mbreti i festivaleve është jo vetëm përmbajtja e tij por edhe organizimi. Nga datat 26-29 prill festivali ka përfshirë më shumë qindra turistë vendës dhe huaj, që kanë ndjekur sportet dhe aktivitetet e tij.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Edicioni i tretë “South Outdor Festival” në Borsh
April 29, 2019
Source: Klan Plus
Edicioni i tretë “South Outdor Festival” në Borsh - NEWS - LAJME
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor”/ Në Borsh, aty ku dielli “hyn” mes kampeve turistike
April 29, 2019
Source: Alpe News
Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe“ kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje të perëndimit në Borsh, ku tashmë po zhvillohet Festivali i Jugut në Natyrë ose siç njihet si “South Outdoor Festival”.
Festivali e ka gjallëruar Borshin, ku një pjesë e mirë e turistëve dhe vizitorëve kanë ngritur edhe kampe në natyrë.
AlpeNews.al ju sjell pamje të perëndimit në Borsh, ku duket se dielli është bërë “njësh” me njërin nga kampet.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Albania: La mia esperienza al South Outdoor Festival 2019
April 29, 2019
Source: Letters from the Balkans
Mare, sole e divertimento a volontà: quando GIZ Albania, qualche settimana fa, mi ha gentilmente invitata a partecipare all’edizione 2019 del South Outdoor Festival, ho accolto l’invito con molto piacere. Il SOF è, infatti, uno degli eventi più entusiasmanti non solo dell’Albania ma di tutti i Balcani e, ogni anno, da ormai tre anni, si tiene l’ultimo weekend di aprile in un villaggio diverso situato lungo la riviera albanese. Così, dopo Pilur (2017) e Vuno (2018), quest’anno è stato il turno di Borsh, una delle location più suggestive del Paese. Questo incantevole villaggio collocato a metà strada tra Dhërmi e Saranda, custodisce la spiaggia più lunga dell’Albania, una spettacolare baia di sassolini bianchi lunga 7 km bagnata da mare cristallino e circondata da macchia mediterranea a perdita d’occhio. Il periodo migliore per recarsi qui è la primavera o la fine dell’estate, quando i turisti sono pochi ed è possibile godersi la bellezza del posto in tutta tranquillità. Borsh è famosa, in patria, per la produzione di olio d’oliva e proprio i rinomati campi di ulivi, a soli 200 metri dalla costa, sono stati la location di quest’edizione dell’evento.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Vera po vjen, festivali i aventurave, çeli sezonin turistik ne jug te vendit
April 29, 2019
Source: A2CNN
Festivali i aventurave ka çelur sezonin turistik në jug të vendit. “South Outdoor” festival ka nisur pasditen e së premtes për të pritur rreth 3000 turistë të huaj dhe vendas në Borsh dhe fshatrat përreth.
Sportet kanë qenë kryefjala e ditëve, ndërsa muzika live nga artistët më në zë shqiptare ka pushtuar mbrëmjet përgjatë vijës bregdetare të Borshit.
Ky edicion i tretë i “South Outdoor Festival” ka zgjatur katër ditë dhe finalizohet me çmime për kampionët e sporteve mesditën e sotme në Porto Palermo.
Gazetarja Luela Myftari dhe operatori Erald Kucuku kanë përcjellë gjatë këtyre ditëve pak nga magjia e jugut.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Në Borsh hapet sezoni turistik. Të rinjtë nisin sezonin me plazh dhe me aktivitete.
April 28, 2019
Source: Alpe News
Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” ju sjellim pamje nga Borshi, ku tashmë ka nisur sezoni turistik.
Plazhi i bukur dhe i pastër i borshit ka mirëpritur turistët e parë, të cilët u “dyndën” drejt fshatit turistik për aktivitetin e veçantë të quajtur “South Outdoor Festival”. Duhet pranuar se moti i mirë dhe me diell i ka favorizuar goxha plazhistët sot
Për të tretin vit radhazi, çelja e sezonit nuk përkon më me një datë fikse, pasi sipas kryebashkiakut Jorgo Goro, qëllimi është që Himara të kthehet në vend turistik për 12 muaj dhe jo vetëm ditët e verës.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
South Outdoor Festival: Aktivitetet e ditës, parashutë dhe zhytje
April 28, 2019
Source: A2CNN
Sot është dita e dytë e “South Outdor Festival”, që organizohet çdo vit në bregdetin e jugut. Pas një nate me muzikë të mirë dhe lojëra, pjesëmarrësit e regjistruar kanë zgjedhur si aktivitetet të preferuar hedhjen me parashutë nga Llogaraja dhe zhytjen.
Luela Myftari raporton nga Borshi, për A2 CNN.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Himara çel sezonin, Goro: Qytet turistik 12 muaj të vitit
April 27, 2019
Source: Shqiptarja.com
Himara ka çelur sezonin turistik me një festë që do të zgjasë 3 ditë. Festa zhvillohet në Borsh, ku pritet që të zhvillohen 40 aktivitete të ndryshme. Kreu i Bashkisë Himarë, tha se kjo mënyrë çelje sezoni ndihmon në promovimin turistik të Himarës.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
'South Outdoor Festival', Goro: 10 mijë pjesëmarrës do shijojnë bukuritë e Borshit
April 21, 2019
Source: Shqiptarja.com
Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sport, kulturë, traditë, muzikë dhe kulinari. Vendi i festivalit do të jetë mes fushave të Groove Olive, 400 metra nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon në det.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Fun Day - South Outdoor Festival edicioni III
April 18, 2019
Source: IN Tv
I ftuar: Bledar Leka, i cili flet per South Outdoor Festival Albania.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Bëhuni gati : Ju pret festivali i jugut në Borsh
April 17, 2019
Source: Gazeta Dita
Borshi do të jetë destinacioni i radhës për “South Outdoor Festival”.
Ky festivali ofron aktivitete sportive, në tokë, në mal, mbi det e në thellësi.
“Edhe pse rezervimet janë thuajse drejt fundit ka ende pak vend për dikë që do ta njohë jugun përtej asaj që ofron me detin. Risi këtë edicion do të jenë stacionet e furgonëve dhe makinave që do të stacionohen në vende të ndryshme që të gjithë t’i bashkohen aktiviteteve sportive, si “Jeep Safari”, që shkon deri në Nivicë apo turet e biçikletave që përfundojnë në fshatrat më të bukur të jugut”, shprehet Anke Petersen, drejtore e programit të GIZ.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Borshi mirëpret festivalin “Southoutdoor”
April 17, 2019
Source: Gazeta Shqiptare
Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kulinarinë. “South Outdoor” është një nismë e GIZ, përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane. Tashmë në të tretin edicion, ai zhvendoset në Borsh për 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. I njohur për potencialet agro-turistike, historinë, kalanë mbi kodër dhe ullishtet, sivjet aktivitetet kryesore mbahen mes malit dhe detit, duke lënë shumë ngjarje edhe për Jalën e Porto-Palermon. Organizatorët kanë rezervuar shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me disa aktivitete: Trekking, hiking, mountain bike, scuba diving, jeep safari, kayak, stand up paddle, paragliding, ‘Hot Air Ballon’, ‘Trike Flying’, ‘Gara Stand Up Paddling’, ‘Sailing’, ‘Paddleboard Yoga’ si dhe ‘Individual Stand Up Paddling’. Kordinatorja e projektit të jugut në GIZ që organizon festivalin, Dhurata Gazulli tha se festivali zgjat 4 ditë, sepse datat përkojnë me festën e Pashkëve dhe shefi Sokol Prenga ka menduar që të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në festë duke ngjyrosur vezët e kuqe, ndërsa nuk do të mungojë as buka e pashkëve e lyer me vezë. Si çdo vit do jetë panairi i produkteve lokale dhe artizanatit, ndërsa banorët e zonës do të ofrojnë një “minitreg” me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e diel, me rastin e festimeve të Pashkës. Ndërsa Eraldo Rexho foli për mbrëmjet muzikore. “Nën tingujt e muzikës latine dhe performimit të dyshes me të famshme në Shqipëri, nata e tretë e ‘South Outdoor Festival’ do të jetë magjike. Venera & Lindi do t’ju dhurojnë një mbrëmje për t’u mbajtur mend”, tha ai duke kujtuar se do të ketë edhe balerinë që u mësojnë të pranishmëve të kërcejnë. Ai shtoi se netët janë një maratonë më vete me performanca muzikore ‘live’, ku artistët pjesëmarrës do të jenë, Alban Nimani, Urban Band, All in Band dhe grupi legjendar ‘Elita 5’. Drejtuesja e programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ, Anke Petersen tha se: “Qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e shumta të zonës, të cilat mund të shijohen më së miri edhe përtej sezonit veror”. Ajo tha se ky qëllim do të përmbushet duke sjellë bashkë aktorë të niveleve të ndryshme, që nga bizneset private e deri tek institucionet qeveritare. “Festivali është një produkt i integruar, ku të gjithë punojnë për të ndërthurur dhe nxjerrë në pah vlerat kulturore, historike e natyrore që ofron kjo zonë, duke lidhur detin me malin dhe duke promovuar asetet e fshatrave të ndodhura në brendësi të territorit. Synimi kryesor nuk është vetëm promovimi i një fshati të vetëm, siç në këtë rast është Borshi, por edhe i fshatrave të tjerë, ku gjithashtu do të zhvillohen aktivitete të lidhura me festivalin”, shtoi ajo. Kujtojmë se edicioni i parë i “South Outdoor” u zhvillua në Pilur, ku ishin të pranishëm rreth 3000 pjesëmarrës, 600 prej të cilëve ishin vetëm për aktivitete sportive. Në edicionin e dytë, të organizuar në fshatin bregdetar të Vunoit, numri i vizitorëve u dyfishua në 6000 veta. Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë. Edhe këtë vit si çdo edicion i kaluar i festivalit, pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish dhe shumë surpriza të organizuara posaçërisht për ta.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Sport, muzikë dhe aventura në Borsh, festivali i jugut - Video
April 17, 2019
Source: A2CNN
Sport, muzikë dhe aventura në Borsh, festivali i jugut - Dhurata Gazulli
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Borshi kthehet kryeqendra e turizmit të vendit, për një fundjavë
April 17, 2019
Source: Top Channel
Te ftuar: Florian Agalliu, Kristina Bakiu, Dhurata Gazulli, Ilir Ciko
Tema: Të gjithë mezi presim verën të shkojmë në jug të Shqipërisë por Borshi do t’i hapë dyert më herët këtë vit. Për një fundjavë të gjatë, fshati i Borshit kthehet në kryeqendrën e turizmit në vend… gatime tradicionale, atmosferë, argëtim dhe aktivitete të ndryshme sportive.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
“South Outdoor”, 32 aktivitete me surpriza nga turistë vendas e të huaj në Borsh
April 15, 2019
Source: ATA
TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Për të gjithë ata që duan të përjetojnë misteret e jugut të Shqipërisë ”South Outdoor Festival” është aventura perfekte.
Në tokë, ajër apo ujë, kjo nuk ka shumë rëndësi, ky festival ka një surprizë për çdokënd.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Festivali “South Outdoor” këtë vit në Borsh
April 08, 2019
Source: Top Albania Radio
I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” këtë vit do të zhvendoset në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali fton në datat 26-29 prill pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë për të përjetuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. Festivali është nismë e GIZ përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”. Mbrëmjet do të vijojnë me një maratonë me performancë muzikore “live”. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar “Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”, Venera Lumani dhe Lindi Islami si dhe Urban Band.
Anke Petersen, drejtuesja e programit, shprehet se: “Ky festival nuk ka të bëjë vetëm me natyrën. Është edhe për sport, kulinari, muzikë, kulturë. Pse është i rëndësishëm dhe pse ne zgjedhim gjithmonë muajin prill është për një sërë arsyesh. E para është sepse duam të hapim sezonin më herët. Duam gjithashtu të ndyshojmë steriotipin që jugu është vetëm për plazhet. Është për plazhet, por është gjithashtu edhe për malet, dhe për të githa atraksionet turistike që ofrohen aty gjithashtu”.
Ndërsa Dhurata Gazulli, koordinatore e projektit, deklaron se: “Vërtet Festivali ndodh në Borsh dhe Borshi do të jetë epiqendra e festivalit, por këtë vit kemi stacionime të ndryshme në pika të ndryshme. Sikurse vit për vit aktivitetet sportive shpërndahen në fshatra të tjerë të këtij rajoni, të këtij destinacioni ku turet e gjithë safarit shkojnë deri në Nivicë. Turet e bicikletave shkojnë në Corraj, por gjithashtu edhe turet hiking që shkojnë në fshatra të tjera. Idea është që jo vetëm promovojmë Borshin me anë të këtij festivali, por edhe fshatra të tjera të këtij rajoni”.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, këtë vit në Borsh
April 08, 2019
Source: Po.al
I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh.
Festivali fton në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë për të përjetuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor” në Borsh. Edicioni i tretë i festivalit në funksion të turizmit
April 08, 2019
Source: Top Channel
I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh.
Festivali fton në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill pjesëmarrës nga vendi dhe më gjerë për të përjetuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare.
-
TV Show
“South Outdoor” në Borsh - Top Channel Albania
April 08, 2019
Source: Top Channel
“South Outdoor” në Borsh - Top Channel Albania - News - Lajme
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Borshi mirëpret festivalin “Southoutdoor”, pashkët festohen ndryshe
April 05, 2019
Source: Gazeta Shqiptare
A keni provuar t’i festoni Pashkët me qindra të rinj, në një fshat mes detit dhe malit? A keni provuar t’i kaloni mbrëmjet rreth një zjarri të madh, me të rinj, mes muzikës, kinemasë së hapur dhe këngëtarëve si Elita 5?
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Edicioni i tretë i festivalit “South Outdoor”, në Borsh
April 05, 2019
Source: 55 News
I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill sjell 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. Fshati mikpritës i k këtij viti shquhet për potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dhe prodhimin e vajit. Vendndodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit. Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, GaraStand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta bëjnë eksperiencën e pjesëmarrësve akoma më të paharrueshme.
Gjatë ditëve do të zhvillohen mjaft forume tematike si forumi 100 fshatrat, diskutime të organizuara me sektorin privat dhe përfaqësues të qeverisë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Nuk do të mungojnë panairi i produkteve lokale dhe artizanit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e diel, me rastin e festimeve të Pashkës. Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar“Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”,Venera Lumani dhe Lindi Islamisi dhe Urban Band. Festivali “South Outdoor” është nismë e GIZ përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane. Drejtuesja e programit znj. Anke Petersen tha se qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e shumta të rajonit, të cilat mund të shijohen më së miri edhe jashtë sezonit veror. “South Outdoor”realizohet në bashkëpunim me operatorë turistikë shqiptarë që punojnë prej vitesh në sektorin e turizmit. Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Sport, muzikë dhe aventura në Borsh, festivali i jugut
April 05, 2019
Source: A2CNN
Borshi, ky është destinacioni i radhës për “South Outdoor Festival”. Për të rrëfyer se në jug të vendit mund të mos shkojmë vetëm për detin, festivali që çel njëkohësisht dhe sezonin turistik, këtë vit ofron shumë më shumë, nisur nga aktivitetet sportive, në tokë, në mal, mbi det e në thellësi.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Edicioni i tretë i festivalit “South Outdoor”, në Borsh
April 05, 2019
Source: SOT
I kthyer tashmë në traditë, festivali “South Outdoor” do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Festivali në edicionin e tij të tretë në datat 26-29 prill sjell 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare. Fshati mikpritës i k këtij viti shquhet për potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ullishtet dhe prodhimin e vajit. Vendndodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit. Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me aktivitete të reja si: Hot Air Balloon, Trike Flying, GaraStand Up Paddling, Sailing, Paddleboard Yoga si dhe Individual Stand Up Paddling. Hiking në shtegun e luleve Viola është një tjetër risi, ndërsa aktivitetet Flyboard dhe Jetpack do ta bëjnë eksperiencën e pjesëmarrësve akoma më të paharrueshme.
Gjatë ditëve do të zhvillohen mjaft forume tematike si forumi 100 fshatrat, diskutime të organizuara me sektorin privat dhe përfaqësues të qeverisë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Nuk do të mungojnë panairi i produkteve lokale dhe artizanit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e diel, me rastin e festimeve të Pashkës. Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live. Artistët pjesëmarrës janë grupi legjendar“Elita 5”, Alban Nimani, “All in Band”,Venera Lumani dhe Lindi Islamisi dhe Urban Band. Festivali “South Outdoor” është nismë e GIZ përmes programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale”, financuar nga qeveria gjermane. Drejtuesja e programit znj. Anke Petersen tha se qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e shumta të rajonit, të cilat mund të shijohen më së miri edhe jashtë sezonit veror. “South Outdoor”realizohet në bashkëpunim me operatorë turistikë shqiptarë që punojnë prej vitesh në sektorin e turizmit. Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
South Outdoor Festival, edicioni i tretë ka katër ditë surpriza për ju
April 04, 2019
Source: Revista WHO
Festivali ‘South Outdoor’ premton edhe këtë vit shumë surpriza ashtu si çdo edicion i kaluar i tij. ‘South Outdoor’ është një nismë e GIZ, përmes programit ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale’, financuar nga Qeveria Gjermane. I kthyer tashmë në traditë, festivali do të zhvendoset këtë vit në një nga fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare, në Borsh. Ai do të mbahet nga datat 26-29 prill dhe ka rezervuar 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive e kulturore, muzikë, traditë, natyrë dhe kuzhinë tipike shqiptare.
Fshati mikpritës i këtij viti shquhet për potencialin agro-turistik, historinë, kështjellën mbi kodër, ulishtet etj. Vendodhja kryesore e festivalit do të jetë mes këtyre ullishteve, rreth 400 m nga bregu i detit.Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit me disa aktivitete të reja si: ‘Hot Air Ballon’, ‘Trike Flying’, ‘Gara Stand Up Paddling’, ‘Sailing’, ‘Paddleboard Yoga’ si dhe ‘Individual Stand Up Paddling’.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore
Një tjetër veçanti e këtij viti është festa e Pashkëve, e cila daton me kohën kur festivali do të zhvillohet. Me këtë rast organizuesit kanë menduar që të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në festë duke ngjyrosur vezët e kuqe të Pashkëve.
Po ashtu nuk do të mungojë panairi i produkteve lokale dhe artizanatit, ndërsa një tjetër ekspozitë me ushqime të zonës do të zhvillohet ditën e dielë, me rastin e festimeve të Pashkës.
Mbrëmjet vijojnë me një maratonë me performanca muzikore live ku artistët pjesëmarrës do të jenë Venera Lumani, Lind Islami, Alban Nimani, Urban Band, All in Band dhe grupi legjendar ‘Elita 5’.
“Qëllimi i këtij festivali është krijimi i një modeli të qëndrueshëm, i cili do të bëjë të mundur zgjatjen e sezonit turistik, duke nxjerrë në pah atraksionet e shumta të rajonit, të cilat mund të shijohen më së miri edhe jashtë sezonit veror. Ky qëllim do të përmbushet duke sjellë bashkë individë të niveleve të ndryshme, që nga bizneset private e deri tek institucionet qeveritare. Festivali është një produkt i integruar, ku të gjithë punojnë për të ndërthurur dhe nxjerrë në pah vlerat kulturore, historike e natyrore që ofron kjo zonë, duke lidhur detin me malin dhe duke promovuar asetet e fshatrave të ndodhura në brendësi të territorit. Synimi kryesor nuk është vetëm promovimi i një fshati të vetëm, siç në këtë rast është Borshi, por edhe i fshatrave të tjerë, ku gjithashtu do të zhvillohen aktivitete të lidhura me festivalin”, u shpre drejtuesja e programit, Znj. Akne Petersen.
Kujtojmë se edicioni i parë i ‘South Outdoor’ u zhvillua në Pilur, ku ishin të pranishëm rreth 3000 pjesëmarrës, 600 prej të cilëve ishin vetëm për aktivitete sportive. Në edicionin e dytë, të organizuar në fshatin bregdetar të Vuno-it, numri i vizitorëve u dyfishua në 6000 vetë. Edhe këtë vit pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish dhe shumë surpriza të organizuara posaçërisht për ta.
Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Bashkia Himarë./revistawho.com -
Article
Gjermania vazhdon traditën 3- vjeçare, festë dhe sport në zemër të fshatit
April 04, 2019
Source: Dosja.al
Festivali traditë 'South Outdoor' vjen në edicionin e tretë. Festivali i mikpret të gjithë në datat 26- 29 prill në Borsh. Edicioni i parë i festivalit u zhvillua në Pilur, ndërsa edicioni i dytë në fshatin bregdetar të Vuno-it. Synimi kryesor nuk është vetëm promovimi i një fshati të vetëm, por i shumë fshatrave bashkë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Jo vetem plazh ne Jug
April 04, 2019
Source: RTV Klan
Kur themi “Jugu i Shqipërisë” menjëherë na vijnë në mendje plazhet fantastike me atë ujin e kristaltë që çdo vit mbledhin qindra mijëra turistë, jo vetëm nga Shqipëria.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival” do të zbres në bukuritë e fshatit Borsh
January 13, 2019
Source: Kult Plus
Borshi, një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut, i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse do të mirëpresë nga 26-29 prill South Outdoor Festival.
Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kulinarinë.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një intervistë për ATSH-në thekson se “kjo zgjedhje nga ana e GIZ-it, partnerit tonë tashmë të pandarë në Himarë, mund të them se është diçka fantastike për vetë atë që ofron Borshi”.
Padyshim, thotë ai, bregdeti ka shtrirjen më të gjatë, me klimën më të favorshme, duke u gërshetuar në mënyrë të përkryer me detin dhe ullinjtë e fushës së Borshit.
“Borshi ka njohur organizime të tilla eventesh të suksesshme edhe më parë ku mjafton të kujtojmë Rally Albania 2017, apo Festivale të Muzikës, organizuar nga të organizma të rinjsh botërorë”, shprehet Goro.
Kryebashkiaku i Himarës, Goro tregon se “Borshi ka shumë karakteristika të veçanta, freski natyrore të admirueshme, vitalitet dhe frekuentim edhe në lartësi të tij ku mund të përmend Kalanë e Sopotit ku vitin që shkoi organizuam edhe aktivitetin e “Natës së Yjeve””.
“Borshi ka padyshim ujëvarën dhe shtratin e lumit më të bukur në të gjithë bregdetin. Borshi ka gjithçka. Borshi ka ullinjtë dhe vajin, portokallet dhe mandarinat, deri tek ushqimet tradicionale BIO, që do të jenë një befasi për këtë South Outdoor Festival 2019 në Njësinë Administrative të Lukovës”, thekson ai.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival” tregon se jugu i Shqipërisë është gati
May 15, 2018
Source: Koha
Shqipëria është gati…
Ky vend më nuk ka sezon vetëm në muajt e verës…
Qysh në prill, mund ta gjeni atmosferën në kulminacion…
Në fakt, është “South Outdoor Festival” që prishi qetësinë e pasdimrit në jug.
Me shumë aktivitete nga mëngjesi e deri në mbrëmjet e vonshme, Jugu nisi kohën e turistëve, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.
Kjo pjesë e Shqipërisë dalëngadalë po kap hapin e zhvillimit të turizmit, me Detin Jon që konsiderohet me plazhet ndër më të mirat në botë, po ecën edhe pjesa e shërbimeve, pasi duket se nikoqirët e kanë kuptuar që shefi në turizëm, është vetë turisti.
Veç plazhit, Jugu ofron aventura malore, vende historike, shije me gatime të ndryshme, e që ndërlidhet gjithçka me vajin e ullirit, prodhim vendor i dalë nga ullinjtë qindravjeçar, që po ashtu janë pjesë e atraksionit të kësaj pjese.
Krahasuar me vite më parë, oferta për pushuesit ka evoluar.
Fal “Albania Adventure”, ndoshta 2 javë nuk do të mjaftojnë që t’i kaloni nëpër aktivitete të tjera përveç asaj në plazh.
… Jeep Safari, Hiking, Climbing e Mountain Bike nëpër malet e thepisura, ku lodhja në fund shpërblehet me pamje të bukura të bregut nga lart, e të natyrës së paprekur nëpër maje.
… Diving, Kayak, Stand Up- Paddle e Paragliding janë zgjedhjet tjera që mund t’i bëni, sidomos kjo për adhuruesit e sporteve pak më ekstreme … për ata që duan ta eksplorojnë botën nënujore, detin në largësi nga bregu e tërë vendin nga ajri.
Vuno ishte pika që nisi gjithçka në jug sivjet, fshat ky mes Dhërmiut e Himarës, vende këto më të njohura për turistët.
Fshati Vuno konsiderohet i veçantë për nga arkitektura, trashëgimia kulturore, historia e tradita, ndërsa krijon përshtypjen e fshatrave tipike mesdhetare. E në afërsi të fshatit, janë plazhet e bukura të Gjipesë e Jalës.
Ideja e organizatorëve të “South Outdoor Festival” ishte promovimi edhe i bukurive e atraksioneve që janë në shpinën e plazhit.
Pra, “South Outdoor Festival” solli në pah edhe pjesët historike, që në këtë periudhë kohore të vizitës sonë atje, ishte e tëra në restaurim e sipër.
Ky promovim që po i bëhet kësaj pjese, ka bërë që nga vendorët e kosovarët që ishin baza e turizmit të jugut, tani të shohim edhe turistë nga e mbarë Evropa, dhe të gjitha kontinentet e tjera.
Larg turizmit me resorë të shumtë… jugu karakterizohet me bujtinat e vogla të vendorëve e disa hotele të vogla, të ndërtuara me mundin e madh të diasporës që anash turizmit, janë shtylla kryesore ekonomike.
Një pjesë e veçantë që duhet shijuar po shkuat në jug, janë edhe detajet nga vaji i ullirit, që konsiderohet si më i miri për përgatitjen e gatimeve.
Atje mund të mësoni më shumë se si përgatitet ky vaj nga trungu i frytit e deri te produkti final, si dhe si ta dalloni vajin me degustim nga të qenët i dëmshëm e i vjetër, tek ai i pastër, apo “virgjin” si quhet ndryshe nga vendorët.
-
TV Show
Në shtëpinë tonë - South Outdoor Festival / pjesa 1
May 14, 2018
Source: Top Channel
South Outdoor Festival i dërgon të gjithë në Vuno. Festivali i gatimeve tradicionale, sportit në natyrë, muzikës së mirë dhe pamjes fantastike që të dhuron jugu i Shqipërisë! Anjeza dhe Flori kanë ndjekur aktivitetin dhe i kanë shijuar të gjitha...
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Në shtëpinë tonë - South Outdoor Festival / pjesa 2
May 14, 2018
Source: Top Channel
South Outdoor Festival i dërgon të gjithë në Vuno. Festivali i gatimeve tradicionale, sportit në natyrë, muzikës së mirë dhe pamjes fantastike që të dhuron jugu i Shqipërisë! Anjeza dhe Flori kanë ndjekur aktivitetin dhe i kanë shijuar të gjitha...
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Në shtëpinë tonë - South Outdoor Festival / pjesa 3
May 14, 2018
Source: Top Channel
South Outdoor Festival i dërgon të gjithë në Vuno. Festivali i gatimeve tradicionale, sportit në natyrë, muzikës së mirë dhe pamjes fantastike që të dhuron jugu i Shqipërisë! Anjeza dhe Flori kanë ndjekur aktivitetin dhe i kanë shijuar të gjitha...
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
South Outdoor Festival tregon se jugu është gati
May 10, 2018
Source: KohaVision
Shqiperia hap dyert për sezonin e ri - South Outdoor Festival 2018
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
“Sport dhe pasion” në Vuno
May 06, 2018
Source: News 24
“Sport dhe pasion” në Vuno - In memoriam to Armand Hallvaxhiu/ Reportazh nga Anxhela Devole
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Vunoi, fshati i harmonisë mes njerëzve dhe natyrës- South Outdoor
May 05, 2018
Source: Fax News
Reportazh: Vunoi, fshati i harmonisë mes njerëzve dhe natyrës- South Outdoor Festival
-
TV Show
Rudina - “South Outdoor Festival”, 3 ditë argëtim në Vuno!
May 02, 2018
Source: TV Klan
Të ftuar: Dhurata Gazulli & Bledar Leka. Rudina - “South Outdoor festival”, 3 ditë argëtim në Vuno! (2 maj 2018)
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Hapet sezoni në jugun shqiptar përmes “South Outdoor Festival”
May 01, 2018
Source: Klan Kosova
Nga jugu shqiptar, gazetarja Gonxhe Gërxhaliu na sjellë më shumë informata rreth festivalit “South Outdoor Festival” që u mbajt për disa ditë pranë detit Jon apo fshatin Vuno.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Reportazh: Vuno, një mrekulli e fshehur në jug të Shqipërisë
April 30, 2018
Source: Kult Plus
Rrugëtimi drejt Shqipërisë rëndom të jep ndjesinë e zhytjes drejt një thesari që bart brenda shumë bukuri që presin të zbulohen. Ata që ia mësyjnë Jugut të këtij vendi, nuk mund ta kenë vetëm një destinacion, bukuritë drejt kësaj zone të ftojnë drejt shumë ndalesave për t’i shijuar pamjet e bregdetit e maleve të larta. Rruga drejt atje nuk është dhe shumë e lehtë, kthesat duket se janë të pambarueshme e qielli duket shumë afër. Ata që duan të zbresin në Himarë, domosdo kalojnë përmes fshatrave të ndryshëm.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Magjia e Vunoit, South Outdoor Festival rikthehet në edicionin e dytë
April 30, 2018
Source: Oranews
Në rrugicat e braktisura të Vunoit këtë fundprilli u kthye sërish jeta. I ndërtuar rrëzë malit Mjegullosh, për karshi detin dhe me një pamje që të mrekullon Vunoi i Himarës priti edicionin e dytë të South Outdoor Festival. Ata që e kishin zgjedhur si destinacion u njohën më trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore, ndërsa përjetuan emocione të shumë sporteve ekstreme.
Banorë të Vunoit, Himarës e Dhërmiut e shfrytëzuan numrin e lartë të vizitorëve për të promovuar artin e tyre të kulinarisë. Vaji i ullirit, reçelërat dhe glikotë ishin ato që syri të ndeshte në cdo tyrezë panairi. Vriada Bollano iu rri mbi kokë prodhimeve të saj nga mbledhja e frutave nga pema dhe deri te detajet e ambalzhit ku siç thotë përdor në to ngjyrat e jets.
Erëzat e mbledhura nga malet e Himarës Kristaq Jorgji i ka vendosur në zarfa që kushdo që i merr me vete të mund të kujtoj aromën e jugut
Të dy besojnë te forca që festivalet kanë për të tërhequr vizitorë dhe apelojnë që të zhvillohen disa herë gjatë vitit
Jashtë kufijëve të Shqipërisë Vunoi krenohet me vajin e ullirit që banorët kujdesen që të plotësojë cdo standard.
Somelierja Dhurata Thanasi tregon sekretet për një vaj të mirë por nuk heziton të rrëfejë as problemet me të cilat ndeshen pronarët e fabirikave të ullirit.
Thonë së në Vuno Lord Bajroni u ndal për të parë nga afër arkitekturën e fshatit ku dominojnë shtëpitë dy katëshe te ndërtuara me gurë si dhe muralet e kishave. Thuajse të njetin tur ndërmorën edhe një grup të rinjesh të që vizituan fshatin, i cili aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi me synimin për tu shëndruar në një qendër historike dhe atraktive për syrin e të huajve.
Nëse ngjitesh në Vuno, një vend ku hapat duhet të ndalojnë është Kisha e Shën Kollit, e cila edhe pse në harresë vijon të mbaj gjallë afresket e saj.
Arkeologu Kriledjan Cipa tregon për Ora News pse duhet vizituar kjo zonë.
Teksa eksploron në këmbë fshatin sytë të ndeshin shumë porta të mbyllura e shtëpiqe braktisja i ka kthyer në gërmadha ndërsa në kalldrëme tek-tuk has ndonjë turist. Gjyshe Agostina, një ndër pak banorët e mbetur, të kujton se tradita e mikpritjes nuk ka humbur as në këto vise dhe të drejton oborrit të shtëpisë së saj të vogël.
86-vjeçarja ka dëgjuar per festivalin dhe zhurmën që ka sjellë me vete por ajo ka të tjera halle. Thotë se fshati është braktisur dhe në shtëpitë që ende nuk janë shembur ka vetëm të moshuar, të cilët ashtu si ajo qëndrojnë me kokën nga dera në pritje të fëmijëve emigrantë.
Por as Vunoi i bukur nuk ka mund t`ju shpëtojë problemeve në shëndetësi. Gjyshe Agostina tregon se mungesën e mjekëve i detyron banorët e mbetur të fshatit t`i drejtohen Himarës
Të rinjtë e tjerë që nuk preferuan të ngjiteshin rrugicave të Malit Mjegullosh u panë të shijonin detin
Kanoe dhe zhytje ishin disa nga sportet që u ndoqën me kureshtje
Më guximtarët zgjodhën të provonin për pak çase ndjesinë e lirisë, atë të qënit në ajër, fluturimin me parashute.
Lajmi për South Outdoor Festival kishte rënë edhe në veshin e të huajve të cilët erdhën posaçërisht nga Gjermania, Polonia dhe Maqedonia për të rrëmbyer cdo emocion të tijin
Por Festivali pati edhe vëmendjen e ministrave shqiptarë të cilët i solli detyra për promovimin e potencialeve turistike të Vunoit. Blendi Klosi dhe Niko Pleshi prezantuan disa nga projektet që do të vitalizojnë fshatrat
Theksuan se nuk është bërë mjaftueshëm dhe se ende ka probleme.
Drejtuesi i Zyrës së koordinimit-GIZ në Shqipëri Hans-Jürgen u shpreh i surprizuar nga pjesëmarrja në edicionin e dytë te festivalit që Giz por edhe Birra Tirana synojnë ta kthejnë në në një traditë.
Mbrëmja i mblodhi të gjithë në kamp ku nuk mungoi muzika, ajo shqiptare që nisi me tingujt polifonik të Grupit të Himarës.
Koncerti u përmbyll me këngët energjike të tre muskëtjerëve të cilët ndezën atmosferën në Vuno.
Është e pamundur që fshati Vuno të të përcjellë pa të dhënë me vete kujtime mbreslënëse aq sa në cdo kilometër që largohesh i jep të drejtë shprehjes “Kush erdhi dhe pa Vunonë zemra aty mbeti” thonë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Çelet "South Outdoor" në Vuno, dy ditë me aktivitete për pjesëmarrësit
April 29, 2018
Source: Shqiptarja.com
Vunoi është kthyer në epiqendrën e atraksionit turistik të vendit për dy ditë me radhë. Mbi 5 mijë të rinj vendas dhe të huaj kanë mbushur sheshin e Vunoit duke u argëtuar në koncertet e zhvilluara nën siglën e Birra Tiranës.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“Nji Mar, Nji Mrapsht”, dyqani i cili puqet me idenë e South Outdoor
April 29, 2018
Source: Kult Plus
South Outdoor Festival, ka sjellë në fshatin Vuno përlotë befasi edhe këtë vit ashtu si vitin e kaluar. Kësisoj, edhe edicionin e dytë të këtij festival që për qëllim ka promovimin e turizmit, traditës e kulturës së Shqipërisë së Jugut, vijnë dyqani i artizanaleve “Nji Mar, Nji Mbrapsht”. Ky dyqan i cili ndodhet në Tiranë, ka mbledhur rreth vetës gjithsej 220 artizanalë që nga veriu që nisë me Prishtinën e deri tek jugu që përfundon me Gjirokastrën.
“Jemi i pari koncept store në qytet sepse bashkojmë punimet e 220 artizanëve nga e gjithë Shqipëria. Më në veri që na vijnë punimet është Prishtina e deri në jug që për momentin është Gjirokastra. Secili nga artizanët tanë kanë një materialë, një teknikë, një lloj punimi që sjellë, kështu që ka 220 lloje të ndryshme punimesh që gjenden në dyqanin tonë”, ka thënë fillimisht për KultPlus, Anisa Lloja nga “Nji Mar, Nji Mrapsht”.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“Tre musketierët” tundën gurët e Vunosë në South Outdoor Festival
April 29, 2018
Source: Kult Plus
Rruga për në Vuno, fshati i cili ishte nikoqir i sivjetmë i South Outdoor Festival, mbrëmjen e së shtunës u stërmbush me njerëz nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç lojërave, panaireve, sporteve të ndryshme e plotë gjërave të tjera që solli edicioni i dytë i këtij festivali, orët e mbrëmjes ishin rezervuar për një koncert të madh.
Koncert që do mbahet mend gjatë nga të pranishmit e shumtë që në njëfarë mënyre u bënë pjesë e asaj skene gjigante që në të ndodheshin tre emra të mëdhenj të muzikës shqiptare. Të gjithë të paktën një herë në tërë këto vite i kemi dëgjuar. Të gjithë patjetër që edhe në një ditë vere e kemi kënduar “Ditë dimri”. E padyshim që edhe i kemi admiruar për stilin, mënyrën e afërsisë dhe dashurisë që dhurojnë për adhuruesit e tyre.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Fëmijët shijojnë aktivitetet e South Outdoor Festival
April 29, 2018
Source: Kult Plus
South Outdoor Festival tashmë është në ditën e dytë derisa po shënon rrugëtimin e edicionit te dytë të Festivalit. Ky festival që ngërthen shumë aktivitete sportive, kreative dhe kulturore dhe si i tillë ka mbledhur mjaft shumë vizitorë rreth vetes, të cilët po e gjejnë veten në fusha të ndryshme. Fshati Vuno që është në afërsi të Himares, këtë vit është epiqendra e këtij edicioni, ndërsa në shumë vende rreth Himarës po zhvillohen aktivitetet të këtij festivali. Arkitektura e veçantë e kësaj zone e veçmas e fshatit Vuno po e bën edhe më të paharruar eksperiencën që ky festival po e sjellë. Pozita gjeografike po i jep edhe më shumë gjallëri aktiviteteve të këtij edicioni.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Kristaq Pavli sjellë ngjyrat e Vunos përmes pikturave në festival
April 29, 2018
Source: Kult Plus
South Outdoor Festiaval e ka shndërruar fshatin Vuno në një vend të aktiviteteve të ndryshme ku turistë të huaj e shqiptarë po përjetojnë aventurat më të mira. Aktivitetet të ndryshme sportive e kulturore u dhurojnë të pranishmëve kënaqësi të dyfishtë, krahas pamjes së këtij fshati të Himarës.
Në pjesën e poshtme të këtij fshati sheh jo dhe pak tenda që dëshmojnë për një numër të madh vizitorësh. Freskia nga të gjitha anët, e interaktiviteti i vazhdueshëm po i mban njerëzit pranë këtij festivali i cili në çdo kohë ka diçka për të ofruar. Në Vuno është vendosur një ndërtesë e gurtë, e cila kulm të vetëm e ka qiellin. Ajo duket sikur e zbrazët por ata që ia mësyjnë brendisë takohen me jo dhe pak punime që janë varur aty, aty ata përmes pikturave gjejnë pjesën më të bukur të kësaj zone, mbi kalldrëmet, shtëpitë e vogla e rrugicat.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Himarë, hapet në Vuno Festivali i Lojërave në Natyrë
April 28, 2018
Source: Report TV
Report TV - Himarë, hapet në Vuno Festivali i Lojërave në Natyrë/ Aktivitete të larmishme
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Kosta Zhonga: Çdo fëmijë është artist, ti ndihmojmë të mbesin të tillë
April 28, 2018
Source: Kult Plus
Shtëpitë mahnitëse të fshatit Vuno, e pozita gjeografike i japin një pamje të mahnitshme këtij fshati. Ky fshat ka marrë një pamje krejtësisht tjetër pasi që South Outdoor Festival, këtë vit ka zbritur aty, duke e bërë pamjen e tij edhe më të dukshme. Sot dhe dje Vuno është bërë një pikëtakim për shumë mysafirë që kanë ardhur nga vende të ndryshme e të cilët janë mbledhur për t’i shijuar aventurat e paharruara që South Outdoor Festival po i sjellë në eksplorimin e kësaj pjese. South Outdoor Festival organizohet nga GIZ dhe tashmë është kthyer në një traditë me qëllim promovimin e fshatrave për zhvillimin e turizmit.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Vuno, fshati që sivjet hapi dyert për South Outdoor Festival
April 28, 2018
Source: Kult Plus
Shumë qytetarë shqiptarë dhe të huaj rrugën për në Himarë e kanë marr goxha shpesh por shumica nga ta, pak kilometra para se të mbërrijnë në Himarë nuk kanë vënë re se aty ndodhet një mrekulli tjetër shqiptare të cilën mund ta eksplorojnë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“Tre Musketierët” & argëtim pa fund ju presin këtë vit në South Outdoor
April 26, 2018
Source: Info Kult
South Outdoor Festival rikthehet në edicionin e tij të dytë me një tjetër zonë të Himarës. Ndërsa vitin e kaluar ishte Piluri, këtë vit është Vunoi që mbledh qindra të rinj në tri ditë emocionuese me muzikë, arte dhe sporte.
Të ftuar këtë vit janë artistët Ardian Trebicka, Kujtim Prodani, Xheni Litro dhe trioja e Elton Dedës – ose tre musketirët Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e vetë Deda që do të interpretojnë më 28 prill.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“Tre musketierë” në Vuno, tri ditë këngë, valle e sporte
April 26, 2018
Source: Gazeta Shqiptare
South Outdoor Festival rikthehet në edicionin e tij të dytë me një tjetër zonë të Himarës. Ndërsa vitin e kaluar ishte Piluri, këtë vit është Vunoi që mbledh qindra të rinj në tri ditë emocionuese me muzikë, arte dhe sporte.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore
Të ftuar këtë vit janë artistët Ardian Trebicka, Kujtim Prodani, Xheni Litro dhe trioja e Elton Dedës – ose tre musketirët Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e vetë Deda që do të interpretojnë më 28 prill.
Qëllimi i festivalit është promovimi i fshatrave për zhvillimin e turizmit. Në datat 27 deri më 29 prill pjesëmarrësit do të mund të vizitojnë bukurinë dhe misteret që fshehin janë Kuçi, Kudhësi, Çorraj, Qeparoi dhe Borshi, alternuar kjo edhe me plazhe e sporte ujore e malore ku përfshihen kayaking, zhytje, volejboll në Jalë dhe Gjipe apo hiking, biking dhe hedhje me parashutë. -
Article
"South Outdoor Festival" plot surpriza këtë vit
April 26, 2018
Source: Revista WHO
Teksa vitin e kaluar ishte Piluri vendi i përzgjedhur nga “South Outdoor Festival”, këtë vit është Vunoi ai i cili do të mbledhë qindra të rinj në tri ditë emocionuese me muzikë, arte dhe sport.
Sipas “Gazetës Shqiptare” të ftuarit specialë që do i bashkohen festës janë artistët Ardian Trebicka, Kujtim Prodani, Xheni Litro dhe “Tre muskutierët” Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Elton Deda që do të interpretojnë më 28 prill.
Qëllimi i festivalit është promovimi i fshatrave për zhvillimin e turizmit. Në datat 27 deri më 29 prill pjesëmarrësit do të mund të vizitojnë bukurinë dhe misteret që fshehin Kuçi, Kudhësi, Çorraj, Qeparoi dhe Borshi. Të gjithë do të kenë mundësi të eksplorojnë plazhet me sporte ujore të ndryshme alternuar kjo edhe me plazhe e sporte ujore e malore ku përfshihen kayaking, zhytje, volejboll në Jalë dhe Gjipe apo hiking, biking dhe hedhje me parashutë.
Argëtimeve të ditës u shtohen mbrëmjet jashtë rreth zjarrit në kampin me çadra të ngritura, por nuk mungon muzika live dhe iso-polifonia (Trashëgimia Kulturore e ruajtur nga UNESCO), gjatë gjithë festivalit.
Fshati i Vunoit ka një arkitekturë të pasur dhe unike në të gjithë zonën e bregdetit dhe konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, si Kisha e Shën Spiridonit.
Vunoi ka një pamje magjepsëse, që të jep përshtypjen e një Akropoli të madh që del nga shkëmbinjtë. Është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës rajonale si në shtëpitë dhe kishat, të ruajtura që nga shekulli i tetëmbëdhjetë.
Ai është një nga fshatrat më veriorë të bregut të detit në Himarë. Zgjerimi në mes të kodrës, i ndarë në mes nga rruga nacionale, e ndërtuar përkundër kodrave të pjerrëta me shtëpi pothuaj vertikale, Vunoi është jashtëzakonisht panoramik dhe ofron pamje që pothuaj të lënë pa frymë.
Nga rruga nacionale duket sikur një mur shtëpish në një gjysmërreth të lehtë përballen me jugperëndimin.
Ky shpat i pjerrët fsheh një pamje mahnitëse brenda fshatit.
Fshati ndihet në kohë të ndryshme, herë si fshat klasik grek e herë si fshat klasik italian.
Disa thonë se për shkak të vendndodhjes së fshatit në kodra, emri i fshatit rrjedh nga fjala greke Vouno (greqisht: Bounó), që do të thotë “mal”. Vunoi është fshat tejet i pjerrët. Zona e ndërtuar është kompakte dhe prodhon tipologji veçanërisht interesante të hapësirave të hapura dhe të ngushta, rrugëve dhe lidhjeve, duke përfshirë edhe pasazhe të harkuara tipike të Vunoit.
Udhëtari britanik i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Edward Lear, qëndroi në këtë fshat në shtëpinë e familjes Kasneci e përveç se ka folur për mikpritjen e madhe të banorëve të Vunoit, ka lënë një sërë tablosh me që tani ruhen në Universitetin e Harvardit.
“Isha shumë i befasuar nga ndërtesat në Vuno, si shtëpia e familjes i Kasneci. Të japin ndjesinë e ‘pallateve’ veneciane. Himarjotët flasin italisht më shumë se çdokush tjetër në Shqipëri. Në çdo fshat të kësaj zonë që shkova, vura re se pavarësisht faktit që ndjekin ortodoksinë greke, ata janë të gjithë shqiptarë, me disa përjashtime të vogla”, ka shkruar Edward Lear.
‘South Outdoor Festival’ është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe bashkon aventurat sportive më të njohura në një ngjarje 3-ditore, që do të zhvillohet në zonën bregdetare. ‘South Outdoor Festival’ përqendrohet në përjetimet e unike të jugut të vendit dhe fton pjesëmarrësit nga e gjithë bota, Europa dhe vendi t’iu bashkuar e për t’u argëtuar.
SOF është një iniciativë e “GIZ Albania”, në kuadër të programit Zhvillimi i Qëndrueshëm i Rajonit të Bregdetit Jugor, që është zbatuar si një projekt i përbashkët i disa kompanive nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përfaqësues të agjencive turistike që kanë punuar me turizmin për vite të tëra. Projekti realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkinë Himarë dhe mbështetet fuqimisht nga “GIZ Albania”.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Klubi i Mëngjesit në Club FM - South Outdoor II
April 26, 2018
Source: Club FM
Të ftuar në studio: Dhurata Thanasi & Devis Hasaj / Klubi i Mëngjesit në Club FM - South Outdoor Festival II
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Fun Day - South Outdoor Festival 2018
April 20, 2018
Source: IN Tv
E ftuar në studio : Dhurata Gazulli
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Top Show Magazine - South Outdoor Festival
April 19, 2018
Source: Top Channel
Te ftuar: Albana Osmani, Ervin Kurti, Valbona Selimllari, Hajrulla Çeku, Arjan Konomi, Dhurata Gazulli, Alket Islami, Arber Çepani
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Pasdite në TCH, Të promovojmë Shqipërinë nga Vunoi
April 18, 2018
Source: Top Channel
Të ftuar: Bledar Leka, Dhurata Thanasi. South outdoor Festival nga dt 27-29 prill. Një festival për të promovuar turizmin në det dhe në mal, në tryzë dhe jashtë saj.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
South Outdoor Festival, 27 prill starton në Vuno, pjesëmarrje dhe nga Kosova
April 17, 2018
Source: Shqiptarja.com
South Outdoor Festival i kthyer tashmë në një traditë me qëllim promovimin e fshatrave për zhvillimin e turizmit këtë vit do të startojë në Vuno. Organizatorët e GIZ kanë bërë të ditur se ky festival do të zgjasë për tre ditë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Ditë e Re në RTV Ora - South Outdoor Festival 2018
April 16, 2018
Source: RTV Ora
Të ftuar në studio: Eraldo Rexho dhe Dhurata Gazulli
-
Article
Së shpejti fillojnë aventurat e “South Outdoor Festival”
April 15, 2018
Source: Kult Plus
South Outdoor Festival i kthyer tashmë në një traditë me qëllim promovimin e fshatrave për zhvillimin e turizmit këtë vit do të startojë në Vuno dhe do të zgjas për tri ditë nga data 27 deri më 29 prill, shkruan KultPlus.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - South Outdoor Festival II - Show - Vizion Plus
April 13, 2018
Source: Vizion Plus TV
Të ftuar në studio: Dhurata Gazulli & Hajrulla Ceku
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Vunoi mirëpret South Outdoor, promovim i turizmit të qëndrueshëm
April 09, 2018
Source: ATA
Promovimi i turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, janë në fokus të aktivitetit South Outdoor Festival – Himara 2018, që do të zhvillohet në Vuno, gjatë këtij muaji.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Festivali i kulinarisë “South Outdoor Festival” këtë vit në Vuno
April 07, 2018
Source: ikub.al
“South Outdoor Festival”, i cili si objektiv kryesor të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me atë gjermane, ka promovimin e turizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve të huaj në vendin tonë, në edicionin e tij të dytë do të zhvillohet në Vuno.
Ky festival, i cili për tre ditë do ta shndërrojë Vunoin në fundin e Prillit një pikëtakim të turizmit, sportit dhe kulturës, këtë vit do të ketë si prioritet zbulimin për vendasit, si dhe turistët e huaj të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë.
“South Outdoor Festival” synon që përmes këtyre aktiviteteve, që mirëpresin me mijëra vizitorë e turistë dhe vetëm një vit më parë në Pilur solli 3 mijë të tillë, synon që sezoni turistik në Shqipëri të nisë më herët se muajt Maj ose Qershor. -
TV Show
Vunoi, qendër argëtimi - Top Channel Albania
April 07, 2018
Source: Top Channel
Vunoi, qendër argëtimi - Top Channel Albania - News - Lajme
-
Article
Vunoi, qendër argëtimi. Edicioni i dytë i “South Outdoor Festival”
April 07, 2018
Source: Top Channel
Vunoi do të shndërrohet në qendrën e kulturës dhe argëtimit këtë fundprill, në edicionin e dytë të “South Outdoor Festival”. Kjo nismë e qeverisë gjermane synon t’i paraprijë sezonit turistik veror.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Vunoi do të jetë epiqendra e “South Outdoor Festival”
April 06, 2018
Source: TV Klan
“South Outdoor Festival”, i cili si objektiv kryesor të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me atë gjermane, ka promovimin e turizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve të huaj në vendin tonë, në edicionin e tij të dytë do të zhvillohet në Vuno.
Ky festival, i cili për tre ditë do ta shndërrojë Vunoin në fundin e Prillit një pikëtakim të turizmit, sportit dhe kulturës, këtë vit do të ketë si prioritet zbulimin për vendasit, si dhe turistët e huaj të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
“South Outdoor Festival” vjen me risi
March 26, 2018
Source: KohaVision
Vuno është fshati i zgjedhur ku do të mbahet edicioni i dytë i festivalit, i cili ka për qëllim promovimin e fshatrave shqiptare dhe sjelljen e turistëve jashtë sezonit turistik, “South Outdoor Festival”. Organizatorët e këtij festivali gjatë ditës së hënë e kanë promovuar këtë edicion përmes një takimi të mbajtur me komunitetin e truizmit në Kosovë. 12 aktivitete, prej tyre kulturore e sportive, do të mbahet gjatë tri ditëve dhe në mesin e tyre do të jenë dy aktivitete të reja.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
South Outdoor Festival 2018 - KohaVision
March 26, 2018
Source: KohaVision
Të ftuar në studio: Dhurata Gazulli & Vladimir Dedndreaj
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival“ ju fton për një përvojë të paharruar
March 26, 2018
Source: Kult Plus
Hajrulla Çeku, zëvendësministër i Ministrisë së Turizmit në Shqipëri, përfaqësues të GIZ-it në Shqipëri dhe operatorë të turizmit, në mëngjesin e së hënës kanë zbritur deri në Prishtinë, me qëllim që të prezantojnë edicionin e dytë të South Outdoor Festival që do të mbahet në fshatin turistik Vunoi të Himarës, festival që ngërthen shumë aktivitete sportive, kreative dhe kulturore, shkruan KultPlus.
Vetë Hajrulla Çeku këtë prezantim e vlerësoi shumë të rëndësishëm, në mënyrë që të bëhet ndërlidhja e këtij festivali edhe me të interesuarit në Kosovë, që të marrin pjesë me aktivitete të ndryshme, si: climbing, jeep safari, hiking, yoga dhe shumë aktivitete të tjera.
Çeku ka thënë se nëpërmjet këtij festivali, kosovarët kanë mundësi që të njohin për së afërmi edhe turizmin e kësaj zone, pasi që, në një rast tjetër vështirë të njihen me bukuritë e fshatrave që ka Shqipëria, sikurse është rasti me fshatin Vunoi.Kurse Dhurata Gazulli nga GIZ, organizues të këtij festivali, në këtë prezantim ka thënë se qëllimi i tyre është që të bëjnë promovimin e fshatrave, duke iu referuar këtij festivali që ka tashmë edicionin e dytë, dhe është i lëvizshëm, pikërisht për njohje të sa më shumë zonave.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Pa filtër në Digitalb - South Outdoor Festival
June 09, 2017
Source: Digitalb
Pa filtër në Digitalb - South Outdoor Festival
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Mesditë në Vizion Plus / Festivali i aventurave
May 08, 2017
Source: Vizion Plus
Të ftuar në studio: Eraldo Rexho; Rovena Dilo; Ardi Asllani
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Jugu, jo vetëm për detin/ 1000 pjesëmarrës nga Tirana për 3 ditë aventurë në Pilur
May 07, 2017
Source: Balkanweb
Peizazh unik, vende misterioze për tu zbuluar, aventura sportive… Gjithçka ndodhi në Ballkonin e Bregut, në vetëm 3 ditë. Vetëm 10 km larg nga Himara, Piluri u shndërrua në kryeqendrën e atyre që adhurojnë natyrën dhe sportet ekstreme. Aktualisht në këtë vend jetojnë 480 banorë, por gjatë 3 ditëve kur u mbajt festivali “South Outdoor Festival”, u shtuan edhe 1000 persona nga Tirana dhe Shqipëria. Edhe pse infrastruktura rrugore nuk lehtësonte udhëtimin, askush nuk i pengoi këta njerëz të shijonin natyrën, ushqimet e gatuara nga zonjat piluriote, panairet artizanale, sportet e ndryshme dhe muzikën live.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Rudina - "South Outdoor Festival"
May 03, 2017
Source: TV Klan
Te ftuar ne studio: Dhurata Gazulli - Koordinatore GIZ; Bledar Leka - Koordinator SOF; Enid Mero - Koordinator SOF
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Dua çdo ditë e më shumë Shqipërinë
May 03, 2017
Source: Karta Rinore
Me siguri keni dëgjuar të flitet këto ditë për “South Outdoor Festival”. Festivali i natyrës dhe aventurës u mbajt për tri ditë në jug të vendit, ekzaktësisht në fshatin Pilur, 10 kilometra nga Himara. Gjatë këtij harku kohor, rreth 1500 njerëz nga Tirana, por edhe turistë të huaj, italianë, anglezë, gjermanë etj. u morën me sporte e aktivitete, si: hiking, scuba diving, joga, jeep safari, mountain bike, paragliding etj. krah trajnerëve profesionistë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Piluri hap sezonin në Jug të Shqipërisë - Lifestyle / Vizion Plus
May 03, 2017
Source: Vizion Plus
Lifestyle në Vizion Plus / Piluri hap sezonin në Jug të Shqipërisë
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
South Outdoor, mënyra më e mirë se si mund të zhvillohet turizmi në Shqipëri
May 03, 2017
Source: Travel Magazine
Që Shqipëria është e mbushur nga Veriu e deri në Jug me bukuri të pashoqe, në daç natyrore, në daç kulturore, në daç historike, këtë tashmë nuk ka njeri që nuk e di. Që jo vetëm nga krahina në krahinë por edhe nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat, traditat, zakonet e ushqimet janë aq të larmishme sa të lenë pa fjalë, edhe këtë bësoj se e dinë të gjithë ata që pëlqejnë të udhëtojnë e të përjetojnë përvoja të reja.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
South Outdoor Festival Magjia e Himarës
May 02, 2017
Source: Zjarr Tv
360° Gradë -South Outdoor Festival Magjia E Himarës.
Promovimi Rajonal Jugor duke evidentuar edhe potencialet natyrore, zgjatjen e sezonit turistik në Jug të Shqipërisë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Dua çdo ditë e më shumë Shqipërinë!
May 02, 2017
Source: Blitz
Me siguri keni dëgjuar të flitet këto ditë për “South Outdoor Festival”. Festivali i natyrës dhe aventurës u mbajt për tri ditë në jug të vendit, ekzaktësisht në fshatin Pilur, 10 kilometra nga Himara. Gjatë këtij harku kohor, rreth 1500 njerëz nga Tirana, por edhe turistë të huaj, italianë, anglezë, gjermanë etj. u morën me sporte e aktivitete, si: hiking, scuba diving, joga, jeep safari, mountain bike, paragliding etj. krah trajnerëve profesionistë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor” thyen parashikimet, mbi 1000 pjesëmarrës në 3 ditët...
May 02, 2017
Source: Revista WHO
“South Outdoor Festival” i organizuar nga “GIZ Albania” uli mbrëmë siparin e tri ditëve magjike, ku më shumë se 1000 pjesëmarrës shijuan aventurën dhe bukuritë natyrore të Pilurit, përmes sporteve të natyrës… Trekking, hiking, mountain bike, scuba diving, jeep safari, kayak, stand up paddle, paragliding; ishin vetëm disa nga disiplinat ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme – të ardhur nga i gjithë vendi, por edhe turistë nga jashtë – eksploruan në terrenin e virgjër të atij që njihet si ballkoni i rivierës shqiptare dhe në zonat përreth. Isopolifonia, muzika live, gatimet tradicionale, panairi i artizanatit e aktivitetet për fëmijë ishin disa nga atraksionet e tjera turistike që “South Outdoor Festival” ofroi për të gjithë të pranishmit. Pjesë e këtyre aktiviteteve u bënë edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi si dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, të cilët diskutuan në një forum me më shumë se 20 gazetarë mbi problematikat e kësaj zone dhe mundësitë për përmirësim. “South Outdoor Festival” premton të kthehet vitin e ardhshëm në një tjetër destinacion, me të tjera aventura për t’u zbuluar…
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Himara çel sezonin turistik - Vizion Plus
May 02, 2017
Source: Vizion Plus
Himara çel sezonin turistik - News, Lajme - Vizion Plus
-
Article
Një event për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në jug
May 02, 2017
Source: Pasqyrë
“South Outdoor Festival”, një event i veçantë, i zhvilluar nga 29 prill deri në 1 maj në Pilur të Vlorës, solli në sytë e qindra turistëve vëmendjen për një mënyrë tjetër turizmi të qëndrueshëm për të zhvilluar zonat e thella rurale të Shqipërisë, një kombinim të turizmit malor dhe turizmit të Aventurës. Nën moton jo vetëm det, Piluri dhe rreth 14 fshatra të tjera rreth Himarës, kanë shumë traditë dhe vlera të vecanta për t’i treguar turistëve.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Kronikë nga fshati i harruar!
May 02, 2017
Source: Gazeta Shqiptare
Dy shekuj më parë, Edward Lear shkruante se “duket si të jetë vënë mes qiellit e reve”. Sot, Piluri është rreth 45 minuta larg nga qendra e Himarës. Për të mbërritur në fshatin e njohur si ballkoni i bregut, përshkohet një rrugë që gjarpëron në shpate kodrash. Pjerrësia e vështirësia të kujton Llogaranë, veçse rruga në më të shumtën e saj është e pashtruar. Emri i fshatit përmendet që më 1432, mandej del në dokumentet ku flitet për rezistencë ndaj osmanëve; ai del herë si pjesën e nahijes së Sopotit e herë si pjesë e Sanxhakut të Delvinës. Shekuj më vonë e gjen në letrat dërguar Papa Gregorit të XIII më 1577, careshës ruse Elisabetë më 1759 a perandorit austriak Franc Jozefi i dytë më 1786. Një gurore që ka nisur të ndryshojë peizazhin është veçse një stacion drejt fshatit, që fshihet matanë reve. Si në legjenda ka male që duhen kaptuar në ‘rrugë dhensh’ për të mbërritur atje. Së pari të shfaqet një kodër me gjurmë shtëpish të rëna, mandej me një uniformitet karakteristik, të dalin para banesat e sotme – me hyrje të ndërtuara me harqe, janë pothuaj të njëjta me ato të fshatrave të Bregut, një a dykatëshe, me kthina ku vendin kryesor e zë oda e miqve. Lidhja mes shtëpive bëhet përmes rrugicash të kalldrëmta dhe në lartësinë me të madhe të fshatit është kisha, rrethuar nga një kurorë lisash. Qendra e fshatit është megjithatë, një shesh me rrap në mes. Ka të dhëna jete që në prehistori, me vendbanime të shekujve VII-VI, ndërsa pranë kodrës së Kolzës ndodhet një nekropol antik i njohur prej vendasve si Varret e Jelimëve.
South Outdor Festival
Për natyrën e ashpër, për ‘rrugët e dhenve’ dhe për të risjellë në vëmendje fshatin e harruar prej ku duket megjithatë bregu i Himarës, në datat 29 prill-1 maj, në Pilur u mbajt South Outdoor Festival, një projekt i GIZ në bashkëpunim me Shqipërinë. Qendra e veprimtarive ishte pllaja e Vanovës, që mblodhi turistë nga Shqipëria e jo vetëm, për tri ditë, duke e bërë Pilurin, Himarën, Dhërmiun e zonat përreth mikpritëse të të ardhurve dhe hapësirë për sporte të ndryshme të aventurës. Makina të GIZ-it gjerman ngjiteshin në fshat e zbrisnin në Himarë në frekuenca të shpeshta, me gjithë faktin që turistët qenë shumë më tepër se parashikimet. Në Vanovë ishte menduar për gjithçka, nga ushqimet, mbledhja e mbeturinave pas çdo vakti, e deri tek tualetet e lëvizshme, forca private të sigurisë, forca policore e deri tek ndihma e shpejtë.
Veç zjarrit të ndezur në mes të fushës dhe kashtës së grurit në vend të ulëseve, Vanova ofroi kamping e parkim për qindra të ardhur. Prodhimet e Pilurit qenë baza e kulinarisë për të cilën u kujdes shefi Sokol Prenga, ndërsa zona e Himarës u bë baza e të gjitha sporteve që u ushtruan në det, tokë e ajër. Qëllimi i festivalit ishte promovimi i rajonit jugor, duke evidentuar potencialet natyrore (deti e mali), zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë vendase. Aktivitetet sportive ‘outdoor’ (ecje malore, çiklizëm malor, yoga, kanoe, parashutizëm, zhytje e shumë të tjera u shoqëruan me aktivitete kulturore, muzikë live dhe iso-polifonike, kinema e hapur dhe panair i produktesh artizanale dhe produktesh lokale. Gjatë gjithë festivalit u shijua vetëm kulinaria tradicionale vendëse me produkte të zonës. Nisma e qeverisë gjermane, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës, synoi të rrisë të ardhurat përmes turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror.
Për shkak të terrenit blegtoria është më e përhapur se bujqësia dhe banorët njihen për produktet e mishit dhe ato të qumështit përgatitjen. Kuzhina piluriote njihet për mishin e pjekur të qengjit, kecit, lopës; për byrekun “ksirogjak” – që njihet si përvëlak dhe lakrat e egra të ziera; për qullin e trashë të njohur si këmbëkuqe e lloje të ndryshme byrekësh, reçelra, turshi, etj.
Qindra turistë që morën pjesë provuan kombinimin e turizmit malor dhe turizmit të aventurës, e nën moton jo vetëm det, Piluri e fshatrat e tjerë të Himarës u bënë strehë të një festivali, që u mbajt për herë të parë. Në forumin me gazetarët, mbajtur të dielën, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi energji elektrike në sezonin turistik dhe një rrugë të shtruar për drejt fshatit, po për ironi, e diela pat gdhirë pa drita. Mandej, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi foli për rëndësinë e aktiviteteve si festivali “South Outdoor” dhe foli për turizmin e qëndrueshëm. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, dy ministrat dhe kreu i Bashkisë Himarë e Vlorë, premtuan në këtë parafushatë elektorale se këtë vit, qytetet bregdetare do jenë të pastra, pasi kanë nisma të reja e investime për plehrat. Në fund të festivalit, fshati mbi Himarë, rikthehet në mjegull, duke ruajtur shpresën për një event që rivjen vitin tjetër.
E siç kishte parashikuar Hans-Jurgen Cassens, drejtor Rajonal në GIZ “prezantojmë fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimisë kulturore. Kombinimi i aktiviteteve ‘outdoor’ me kulturën e traditën mund të ndikojë në përhapjen e fjalës përmes turistëve. Kështu, pas festivalit do të kemi më shumë njerëz që do të flasin për vlerat e jugut, e shpresoj që festivali të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi”.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Promovim turizmit, mbahet “South Outdoor Festival” në Pilur të Himarës
May 01, 2017
Source: Gazeta Shqip
“South Outdoor Festival”, një event i veçantë, i zhvilluar nga 29 prill deri në 1 maj në Pilur të Vlorës, solli në sytë e qindra turistëve vëmendjen për një mënyrë tjetër turizmi të qëndrueshëm për të zhvilluar zonat e thella rurale të Shqipërisë, një kombinim të turizmit malor dhe turizmit të aventurës. Nën moton “Jo vetëm det”, Piluri dhe rreth 14 fshatra të tjera rreth Himarës, kanë shumë traditë dhe vlera të veçanta për t’i treguar turistëve.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Promovim turizmit, mbahet “South Outdoor Festival” në Pilur të Himarës
May 01, 2017
Source: NOA
“South Outdoor Festival”, një event i veçantë, i zhvilluar nga 29 prill deri në 1 maj në Pilur të Vlorës, solli në sytë e qindra turistëve vëmendjen për një mënyrë tjetër turizmi të qëndrueshëm për të zhvilluar zonat e thella rurale të Shqipërisë, një kombinim të turizmit malor dhe turizmit të aventurës. Nën moton “Jo vetëm det”, Piluri dhe rreth 14 fshatra të tjera rreth Himarës, kanë shumë traditë dhe vlera të veçanta për t’i treguar turistëve.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Gjiknuri: Kombinimi i detit me malin do e bëjë turizmin shumë tërheqës
May 01, 2017
Source: Java News
Çelet sezoni në Himarë, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht drejtues politik për Qarkun e Vlorës sëbashku me Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes Milva Ekonomi morën pjesë në “South Outdoor Festival”, organizuar në datat 29 Prill – 1 Maj në Pilur të Himarës.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, promovim i zonave turistike
May 01, 2017
Source: Tirana Today
“South Outdoor Festival” ka çelur siparin për 3 ditë me radhë në Pilur të Vlorës dhe synon promovimin e zonave të thella malore të Qarkut Vlorë.
Të pranishëm ishin ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, e shoqëruar nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, krerët e bashkive të Vlorës dhe Himarës dhe drejtori i GIZ në Shqipëri, Hans-Jürgen Cassens.
-
Article
Një event për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri
May 01, 2017
Source: Newsbomb
“South Outdoor Festival”, një event i veçantë, i zhvilluar nga 29 prill deri në 1 maj në Pilur të Vlorës, solli në sytë e qindra turistëve vëmendjen për një mënyrë tjetër turizmi të qëndrueshëm për të zhvilluar zonat e thella rurale të Shqipërisë, një kombinim të turizmit malor dhe turizmit të Aventurës. Nën moton jo vetëm det, Piluri dhe rreth 14 fshatra të tjera rreth Himarës, kanë shumë traditë dhe vlera të vecanta për t’i treguar turistëve.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Himara çel sezonin turistik i cili u organizua në Pilur!
May 01, 2017
Source: Orikum News
Një nga arsyet se pse çelja e sezonit turistik u realizua në Pilur është edhe promvimi i turimzmit malor.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore
Pjesemarrës kanë qenë, kandidati për deputet i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri,ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtise dhe sipermarrjes Milva Ekonomi,deputeti Edmond Leka,Kryebashkiaku i Himares Jorgo Goro dhe Kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli -
TV Show
"Wake Up" në Top Channel
May 01, 2017
Source: Top Channel
Të ftuar: Arbana Osmani ; Eraldo Rexho
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
"South Outdoor Festival" tre ditë aventurë, adrenalinë dhe qejf në Himarë
April 27, 2017
Source: Tirana Post
Vjen më në fund edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në "South Outdoor Festival"
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
'South Outdoor Festival', tre ditë aventurë, adrenalinë në Pilur
April 27, 2017
Source: Syri.net
Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në "South Outdoor Festival"
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, tre ditë aventurë dhe adrenalinë në Pilur, Himarë
April 27, 2017
Source: Gazeta Shqiptare
Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Keni dëgjuar për “Festivalin e aventurës”? Ja në cilin fshat do të zhvillohet.
April 27, 2017
Source: Blitz
Për herë të parë në Shqipëri vjen “Festivali i aventurës”, ku për tri ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës!
April 27, 2017
Source: Newsbomb
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
A jeni gati për aventura? Ejani këtë fundjavë në Pilur!
April 27, 2017
Source: Revista WHO
Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”…
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
"South Outdoor Festival", tre ditë aventurë, adrenalinë dhe qejf në Himarë
April 27, 2017
Source: Gazeta Express
Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në “South Outdoor Festival”…
Ky aktivitet është një iniciativë e projektit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Shqipëri.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Arbana dhe Çiljeta, bashkë për një qëllim
April 26, 2017
Source: Tirana Post
“South Outdoor Festival” do të zhvillohet për tri ditë me radhë në Pilur të Himarës. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e turizmit të jugut të Shqipërisë edhe në dimër.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Himara, 3 ditë kryeqendër e turizmit me “South Outdoor Festival”
April 26, 2017
Source: Sot
Për herë të parë në Shqipëri mbahet “South Outdoor Festival”, një festival që këtë vit do të zhvillohet në Pilur të Himarës në datat 29 prill - 1 maj 2017.“South Outdoor Festival” do të kthejë në kryeqendër të turizmit të Shqipërisë për tri ditë Pilurin, Himarën, Dhërmiun e zonat jugore përreth tij.Ai ka si qëllim promovimin e rajonit jugor, duke evidentuar potencialet natyrore (deti e mali), zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë vendase. Aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve në festival janë të larmishme, por më së shumti do të mbizotërojnë: aktivitetet sportive outdoor (ecje malore, çiklizëm malor, yoga, kanoe, parashutizëm, zhytje, e shumë të tjera), aktivitete kulturore, muzikë live dhe iso-polifonike, kinema e hapur dhe panair i produkteve artizanale dhe produkteve lokale.Gjatë gjithë festivalit do të mundësohet shijimi i kulinarisë tradicionale vendase si një përvojë e veçantë duke u njohur më nga afër me traditën vendase. Qëllimi i kësaj nisme të qeverisë gjermane, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës, synon të rrisë të ardhurat përmes turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror.Hans-Jurgen Cassens, Drejtor Rajonal në GIZ, është shprehur se programi synon të sjellë një perspektivë ekonomike për zonat rurale, në këtë rast për zonat në jug. “E nisim nga turizmi, sepse është një fushë që ka shumë potencial. E dimë se ka shumë turistë në jug gjatë verës, por këta turistë janë të fokusuar te plazhi. Me këtë festival duam të prezantojmë më shumë aktivitete, si: ngjitje në mal, parashutizëm etj. Do të ketë, pa dyshim, edhe muzikë, t’i japim atmosferën e vërtetë të një festivali”, thotë ai. Promovimi i rajonit jugor do të përqendrohet edhe në vlerat e trashëgimisë kulturore, pasi pjesë e festivalit do të jenë edhe grupet iso-polifonike të zonës, pjesë e trashëgimisë botërore. Do të prezantohen fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimisë kulturore. Gjatë tri ditëve të festivalit do të ofrohet ushqim tradicional i zonës, për t’i shtuar, jugut krahas bukurive natyrore, edhe vlerat e kulinarisë. Festivali organizohet nga programi “Zhvillimi i Integruar & i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”, i mbështetur nga GIZ, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Bashkinë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival” e kthen Himarën në kryeqendër të turizmit
April 26, 2017
Source: Koha
Për herë të parë në Shqipëri mbahet “South Outdoor Festival”, një festival që këtë vit do të zhvillohet në Pilur të Himarës në datat 29 prill – 1 maj 2017, bën të ditur atsh.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Wake Up në Top Channel
April 26, 2017
Source: Top Channel
Të ftuar në studio: Eraldo Rexho; Enid Mero
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Arbana Osmani zbulon surprizën: Ja ku do të më gjeni pas “Big Brother”
April 25, 2017
Source: Revista WHO
Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të së shtunës, moderatorja e dashur e “Big Brother” Arbana Osmani, do të niset për në Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë. Këtë lajm ajo e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, që paralajmëron pjesëmarrjen e saj në aktivitetin më të përfolur të këtyre ditëve në Shqipëri. Ajo dhe personazhe të tjerë të njohur, adhurues të sporteve të natyrës do të jenë prezentë në festivalin më të madh të mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Pas Big Brother, Arbana Osmani drejt një aventure të re
April 25, 2017
Source: Class
Big Brother ka ende shumë javë deri në fund të tij, por me gjithë përkushtimin për një prej programeve më të dashura të saj, Arbana Osmani ka lajmëruar fansat se pas spektaklit të së shtunës, këtë fundjavë do të niset drejt një aventure të re, e cila promovon vlerat dhe natyrën e vendit tonë.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Top Show Magazine - Top Channel
April 19, 2017
Source: Top Channel
Të ftuar në studio: Dhurata Gazulli; Sokol Prenga; Vladimir Dedndreaj; Grupi "Bejkë e Bardhë"; Enid Mero;
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Ditë e Re Weekend
April 16, 2017
Source: RTV Ora
Të ftuar në studio : Dhurata Gazulli - Koordinatore GIZ
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
“South Outdoor Festival”, iso-polifoni, trashëgimi kulturore e sporte në Pilur
April 11, 2017
Source: Gazeta Shqiptare
Për herë të parë në Shqipëri mbahet “South Outdoor Festival”, një festival që këtë vit do të zhvillohet në Pilur të Himarës në datat 29 prill – 1 maj 2017. “South Outdoor Festival” do të kthejë në kryeqendër të turizmit të Shqipërisë për tri ditë Pilurin, Himarën, Dhërmiun e zonat jugore përreth tij. Ai ka si qëllim promovimin e rajonit jugor, duke evidentuar potencialet natyrore (deti e mali), zgjatjen e sezonit turistik dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë vendase. Aktivitetet që pritet të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve në festival janë të larmishme, por më së shumti do të mbizotërojnë: aktivitetet sportive outdoor (ecje malore, çiklizëm malor, yoga, kanoe, parashutizëm, zhytje, e shumë të tjera), aktivitete kulturore, muzikë live dhe iso-polifonike, kinema e hapur dhe panair i produkteve artizanale dhe produkteve lokale.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Gjermanët, Festival për fshatrat e Bregut
April 10, 2017
Source: TVSH
“South Outdoor Festival” është festivali që pritet të zhvillohet së shpejti në Pilur të Himarës nga 29 Prill – 01 Maj, për të promovuar nëpërmjet Pilurit edhe 15 fshatrat e tjerë të Bregut. është organizata gjermane GiZ, e mbështetur edhe nga institucionet shqiptare të turizmit, që pas botimit vitin e kaluar të 15 broshurave të para për këto fshatra, këtë verë e çon edhe më tej programin e zhvillimit për këto zona.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
Pasdite në Top Channel
April 08, 2017
Source: Top Channel
Të ftuar në studio: Valbona Koci - GIZ; Bledar Leka - SOF; Endri Shima - Zbulo
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
TV Show
7pa5 - Varfëria në jug dhe turizmi
March 27, 2017
Source: Vizion Plus
Të ftuar në studio: Hanns Jurgen Cassens - GIZ ; Adelina Greca - AKPT
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore -
Article
Një udhëtim me biçikletë në fshatrat fantastikë të Himarës dhe Vlorës…
March 21, 2017
Source: Gazeta Tema
Këto foto janë pjesë e një turi me biçikletë në fshatrat fantastikë të Himarës dhe Vlorës.
Fotot janë bërë gjatë turit të Mountain Bike Albania në zonat e thella malore te Himares dhe Vlores, duke përfshirë fshatrat Pilur, Kuç, Corraj dhe Borsh.
test nga file.Teksti eshte ne file. me dore
Trusted Partners
South Outdoor Festival is realized in strong partnership with the Albanian best Tour Operators who have been working in tourism sector for years, specializing active tourism and receiving awards for developing new tourist products and events within their businesses. The festival is strongly supported from GIZ Albania in collaboration with Ministry of Tourism and Environment, National Tourism Agency, Himara Municipality.